Pritet të mblidhen sot gjashtë komisione parlamentare

Të martën, më 21 prill 2026, në Kuvendi i Kosovës pritet të mbajnë mbledhje disa komisione parlamentare.

Që nga ora 09:00, do të mblidhen, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Nga ora 10:00 dhe 10:30, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Ndërkaq, gjatë mesditës, Komisioni për Buxhet.

Në këto mbledhje pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh.

Të fundit nga rubrika