Pritet të vazhdojë evakuimi i civilëve nga Azovstol-i

Të hënën e 2 majit pritet të vazhdoj evakuimi i civilëve të tjerë nga fabrika e Azovstol-it në Mariupol

Në këtë imazh të ofruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, një zyrtar i Kryqit të Kuq tund një flamur të bardhë ndërsa i afrohet fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, Ukrainë, të dielën, 1 maj 2022. Një përpjekje e shumëpritur për të evakuuar civilët nga uzina e çelikut në qytetin ukrainas të Mariupol ishte duke u zhvilluar të dielën. (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nëpërmjet AP)

Fabrika e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupol-it, u vu nën zjarr pasi rreth 100 civilë u evakuuan të dielën.

Sipas një ushtari ukrainas, qindra civilë ukrainas e dhjetëra prej tyre të plagosur janë ende të bllokuar në rrënojat e uzinës.

Qeveria ukrainase do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Mariupol-i edhe të hënën e 2 majit , duke filluar rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, ka thënë Këshilli i Qytetit të Mariupol-it.

Evakuimet u ndërprenë të dielën mbrëma për “arsye sigurie”, përcjell CNN.

Pas një periudhe të rrallë qetësie që lejoi evakuimin e rreth 100 civilëve, kompleksi i çelikut Azovstal u vu sërish nën zjarrin rus të dielën mbrëma.

Është e paqartë nëse bombardimi i ri do të rrezikojë fazën tjetër të evakuimit, që pritet të ndodh gjatë ditës së sotshme (e hënë).

Përpjekjet për evakuim po koordinohen nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Një grua shihet brenda një autobusi përpara se të nisej nga një qendër e përkohshme strehimi për të evakuuarit gjatë konfliktit Ukrainë-Rusi në fshatin Bezimenne në Rajonin Donetsk, Ukrainë, 1 maj 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

Ndërsa Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda.

Ajo të shtunën, është takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, duke thënë më pas gjatë vizitës së një delegacioni të Kongresit në Poloni se vizita dërgoi “një mesazh të pagabueshëm për botën: se Amerika qëndron me vendosmëri me aleatët tanë të NATO-s në mbështetjen tonë për Ukrainën”.

Në këtë imazh të lëshuar nga Zyra e Shtypit presidenciale ukrainase të dielën, 1 maj 2022, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, në qendër, bisedon gjatë takimit të saj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev, Ukrainë, të shtunën, 30 prill 2022. Pelosi , e dyta në radhën e presidencës pas zëvendëspresidentit, është liderja amerikane e rangut më të lartë që viziton Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe vizita e saj shënon një shfaqje të madhe të mbështetjes së vazhdueshme për luftën e vendit kundër Rusisë. (Zyra e shtypit presidenciale e Ukrainës nëpërmjet AP)

Të dielën Rusia ka bombarduar qytetin e Kharkiv-it, ku tre persona është raportuar se janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Sipas Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale, ka thënë se forcat ruse janë përpjekur të avancojnë në jug dhe në perëndim nga zona e Izium, ku një pjesë të madhe të saj ata pushtuan qysh një muaj më parë.

Nga ana tjetër në rrjetet sociale, janë publikuar pamje nga një zjarr i madh në një zonë afër qytetit Belgorod në Rusi pranë kufirit me Ukrainën.

Guvernatori i rajonit të Belgorod-it, Vyascheslav Gladkov, ka thënë në Telegram se zjarri ka përfshirë një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell CNN.

Pamje nga zjarri dhe tymi nl Belgorod të Rusisë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika