Pritje deri në 15 minuta në disa pika hyrëse e dalëse nga Kosova
E diela e tre gushtit po kalon pa ndonjë ngarkesë të madhe në pikat kufitare të Kosovës. Tek pika që gjatë ditës së kaluar ishte më e ngarkuara, ajo e “Dheut të Bardhë”, sot pritjet janë deri në 10 minuta për hyrje dhe 15 minuta në dalje. Ndërsa kolonat, arrijnë deri në 100 metra në […]
E diela e tre gushtit po kalon pa ndonjë ngarkesë të madhe në pikat kufitare të Kosovës.
Tek pika që gjatë ditës së kaluar ishte më e ngarkuara, ajo e “Dheut të Bardhë”, sot pritjet janë deri në 10 minuta për hyrje dhe 15 minuta në dalje.
Ndërsa kolonat, arrijnë deri në 100 metra në dalje.
Siç thuhet në faqen zyrtare në Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikat tjera kufitare janë të qeta, me pritje 3 deri në 5 minuta.















