Pritje deri në 30 minuta te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Gjendja në pikat kufitare këtë të hënë është e qetë, nuk ka kolona, përveç te Dheu i Bardhë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 30 minuta

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, edhe gjatë ditës së hënë pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, vazhdon të jetë më e ngarkuar, tashmë kolonat janë krijuar në dalje të kësaj pike, qytetarët po presin deri 30 minuta për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, në hyrje te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë nuk raportohet për kolona, ku qytetarët brenda pesë minutash mund të hyjnë në Kosovë.

Vendkalimet e tjera kufitare janë të qeta dhe se deri tani nuk janë krijuar kolona. Dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika