Pritje deri në dy orë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë aktualisht janë deri në 2 orë e 10 minuta, ndërsa për të dalë nga aty, koha e pritjes arrin deri në një orë. Në Muçibabë, pritjet për të dalë janë gjithashtu të gjata, duke arritur deri në dy orë, ndërsa për të hyrë koha […]
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë aktualisht janë deri në 2 orë e 10 minuta, ndërsa për të dalë nga aty, koha e pritjes arrin deri në një orë.
Në Muçibabë, pritjet për të dalë janë gjithashtu të gjata, duke arritur deri në dy orë, ndërsa për të hyrë koha e pritjes është deri në gjysmë ore.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë ose dalë nuk kalojnë 10 minuta, sipas informacionit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.















