Pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova përmes Merdarit
Po vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdar. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit janë deri 70 minuta. E për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të […]
Po vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdar. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit janë deri 70 minuta.
E për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta, ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.
















