Pritje të gjata në pikën kufitare në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të hënën e një gushtit, ka pasur kolona e pritje të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë

Ilustrim

Të hënën e një gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Ata po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdar, pritjet në hyrje janë deri në një orë, ndërsa në dalje deri në 180 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 1000 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 90 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 1000 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës, si në Muçibabë, me 30 minuta pritje me 250 metra kolona.

Ndërsa, pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, vazhdojnë të mbeten të mbyllura nga barrikadat e qytetarëve serbë në Veri të Mitrovicës.

Edhe pse Qeveria e Kosovës, pak para mesnatës së një gushtit, ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa, ende nuk është marrë ndonjë hap nga qytetarët serbë.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njoftimi i MPB

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika