Pritjet deri në 1 orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë

Ilustrim

Të martën e nëntë gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në dalje është deri në 500 metra.

Kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 50 deri në 60 minuta.

Ndërkaq, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet janë nga tre deri në pesë minuta, kurse në dalje nga 20 deri 30 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është deri në 50 metra.

Sa i përket pikave të tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.

Po ashtu, nuk raportohet të ketë kolonë të gjatë të automjeteve.

Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika