Pritjet e gjata në kufirin me Kroacinë, Konjufca telefonon ministrin kroat dhe kërkon zgjidhje

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare kroate.

Konjufca përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkroi se ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Sipas tij, ministri Grlić Radman është zotuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente në Kroaci, me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes.

“Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë, sot zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman.

Shpreha shqetësimin tim për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve tanë në kulmin e sezonit veror. Ministri Grlić Radman më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente kroate, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes”, ka shkruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika