Pritjet më të gjata deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë
Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë po përballen me pritje deri në 20 minuta. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona të lehta janë regjistruar edhe në Han të Elezit, Jarinjë dhe Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në 15 minuta. Ndërkohë, në […]
Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë po përballen me pritje deri në 20 minuta.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona të lehta janë regjistruar edhe në Han të Elezit, Jarinjë dhe Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në 15 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk raportohet ndonjë fluks i shtuar apo vonesa të theksuara.
Autoritetet apelojnë për durim dhe sugjerojnë që udhëtarët të kontrollojnë situatën në kufi përmes platformave zyrtare përpara nisjes.
















