Pro aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës votuan 33 shtete, kundër 7

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkaq vota kundër e Hungarisë së drejtuar nga Viktor Orban, shtet ky që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, ishte befasia e kësaj ngjarjeje

Të hënën aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar fazën e parë.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KIE), vendosi të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, gati një vit pasi vendi ynë paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në mekanizmin prej 46 vendesh.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka zbuluar mënyrën se si kanë votuar shtetet.

Me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime u miratua kërkesa e Kosovës.

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkaq vota kundër e Hungarisë së drejtuar nga Viktor Orban, shtet ky që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, ishte befasia e kësaj ngjarjeje.

Pos Hungarisë kundër votuan edhe Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia.

Kanë abstenuar: Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja.

Ndërkaq shteti i Armenisë nuk ka marrë pjesë fare në votim.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.

Gërvalla theksoi se mbetet ende shumë punë për të bërë, dhe se procesi i anëtarësimit do të jetë i gjatë dhe me sfida.

Ministrja i ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën për këtë sukses, duke i përmendur në veçanti shtetet, të cilat nuk e kanë njohur formalisht shtetin e Kosovës, që po ashtu nuk e kanë bllokuar.

Po ashtu, i ka falënderuar ShBA-të, Zyrën e Presidentes, të kryetarit të Kuvendit, të kryeministrit dhe Ministrinë që ajo e drejton.

Tutje, ajo ka thënë se në fillim ka pasur skpeticizëm për aplikimin e Kosovës në KiE, por që guximi, sipas saj, ka qenë tejet i madh.

Kosova e kishte dorëzuar aplikimin për në KiE më 12 maj të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika