Problemet e kompanisë ajrore gjermane ndikojnë te udhëtarët kosovarë

Greva e punëtorëve të kompanisë gjermane Lufthansa, ka ndikuar edhe te udhëtarët në Kosovë. Aeroporti i Prishtinës ka treguar se për shkak të kësaj ka pasur vonesa apo edhe humbje të valixheve

Pritjet e gjata të udhëtarëve në aeroportin "Adem Jashari"

Në kohën kur mërgimtarët më së shumti ia mësyjnë Kosovës, u ka dalë një problem.

Punëtorët e kompanisë ajrore gjermane, Lufthansa nga kjo e mërkurë kanë filluar një grevë duke kërkuar paga më të larta.

E gjithë kjo situatë po ndikon tek pasagjerët që po vijnë në Kosovë.

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë dhënë detaje për gjithë situatën.

“Si pasojë e kësaj greve ka pasur anulime të shumta dhe kanë paralajmëruar disa vonesa e po ashtu vonesa të bagazheve. Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka destinacione për në Gjermani ka aeroportet  ku Lufthansa Group I ka përmendur  gjithsej I kemi 4 fluturime”, ka thënë Valentina Gara nga Aeroporti “Adem Jashari”.

Problemi më i madh ka qenë vonesa por edhe humbja e valixheve.

“Po kohëve të fundit kemi pasur vonesa apo humbje të bagazheve pikërisht për cështje të grevave. Nga shumë aeroporte të ndryshme të Evropës nuk kanë arritur bagazhet fare apo kanë arritur me vonesë”, ka shtuar Gara.

Por, më shumë fat patën pasagjerët që erdhën në Prishtinë këtë të mërkurë.

Ani pse kishte pritur 20 minuta, problem me valixhen e as udhëtimin nuk kishte pasur udhëtari që erdhi nga Dortmundi i Gjermanisë.

“Nuk kena bo shumë, shumë mirë kena kalu për afër 2 orë e diçka, veç puna e bagazhit u vonu pak por në rregull është”, ka thënë qytetari Burim Halilaj.

Probleme nuk pati as kjo bashkatdhetare nga Stuttgarti.

“Jo, fatmirësisht kësaj here, shumë shpesh ka ndodhë që ka pas probleme me pritë gjysë ore ose më teper por kësaj here as 5 min më doket”, Rilindja Geja, qytetare.

Greva e punëtorëve të kompanisë, Lufthansa, është paralajmëruar të përfundojë të enjten në ora 6 derisa janë anuluar rreth 1 mijë fluturime nga Gjermani për vende të ndryshme të botës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika