Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

Vitamina B12 ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore, prandaj mungesa e saj në organizëm e komplikon atë

Vitamina B12 është një lëndë ushqyese jashtëzakonisht jetike e cila rregullon funksionin e trupit, nga truri deri te kockat. Megjithatë, është një vitaminë që mund të humbet lehtësisht.

Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm.

Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione apo probleme.

Ilustrim

Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit.

Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë gjithashtu luhatje humori, depresion dhe ankth.

Marrja e kësaj vitamine e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë.

Mungesa e saj njëashtu ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë.

Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta.

Një gjë e tillë rrit rrezikun e arterosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe.

Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.

Si të dalloni që keni mungesë të kësaj vitamine?

Lodhja është simptoma më e zakonshme e njerëzve që kanë nivel të ulët të vitaminës B12. Por lodhja në vetvete mund të jetë një shenjë e pothuajse çdo gjendjeje shëndetësore.

Ilustrim

Shenja të tjera të mungesës së vitaminës B12 përfshijnë humbje në peshë, kapsllëk ose diarre, nauze dhe të vjella, fryrje barku dhe shtim të gazrave (meteorizëm), mpirje apo ndjesi shpimi në duar dhe këmbë, humbje ekuilibri dhe gjuhë të kuqe.

Ushqimet e pasura me vitaminë B12

Ushqimet përmes të cilave mund të fitohet vitamina B12

Tani, meqenëse trupat tanë nuk prodhojnë natyrshëm  vitaminë B12, është e mundur ta marrim atë vetëm përmes ushqimeve, disa prej të cilave gjenden në prodhimet shtazore dhe ushqimet e detit.

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime  siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë.

Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .

Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12.

Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika