Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ftohet si ligjëruese në kongresin britanik të laserit mjekësor

Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka njoftuar se është ftuar të marrë pjesë si ligjëruese në Kongresin Vjetor të British Medical Laser Association, i cili do të mbahet në Solihull të Britanisë së Madhe gjatë muajit maj.

Në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, ajo do të prezantojë punën e saj inovative në fushën e laserit mjekësor, konkretisht në aplikimin e photobiomodulimit për trajtimin e gjendrës tiroide.

Berisha-Muharremi e cilësoi këtë ftesë si një përvojë të vlefshme profesionale dhe një nder të veçantë.

“Me shumë kënaqësi pranova edhe këtë vit në muajin maj, të marrë pjesë si ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësorë, që do mbahet në Solihull të Britanisë së Madhe, ku do prezantoj punën time inovative të nivelit botëror, në Laserin (Photobiomodulim-in) për gjendrën tiroide.

Një përvojë e vlefshme dhe një nder i veçantë të përfaqësoj Universitetin e Prishtinës dhe Kosovën”, ka njoftuar ajo.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika