Profesoresha Venera Berisha-Muharremi përfaqëson Kosovën në Japoni: Trajtimi me laser i Hashimotos mes pesë më të avancuarve në botë
Në Konferencën Internacionale për Laserët që po mbahet këto ditë në JAPONI ( Double Tree by Hilton, Kyoto), ku po marrin pjesë përfaqësues të mbi 60 Universiteteve nga mbarë bota, Profesoresha dhe Doktoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Venera Berisha-Muharremi, përfaqëson Kosovën si anëtare e Komitetit Organizativ dhe ligjëruese e ftuar nga […]
Në Konferencën Internacionale për Laserët që po mbahet këto ditë në JAPONI ( Double Tree by Hilton, Kyoto), ku po marrin pjesë përfaqësues të mbi 60 Universiteteve nga mbarë bota, Profesoresha dhe Doktoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Venera Berisha-Muharremi, përfaqëson Kosovën si anëtare e Komitetit Organizativ dhe ligjëruese e ftuar nga organizatorët, me rezultatet e punës së saj në aplikimin e Laserit për përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide tek gratë me hipotireozë dhe sëmundje Hashimoto.
Prof. Asoc. Dr. Venera Berisha-Muharremi është themeluese e Poliklinikës Endomedica në Prishtinë dhe profesoresha e parë specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.
Ky sukses i ri i saj, shënon një tjetër arritje për shkencën kosovare, duke dëshmuar se puna e palodhur, përkushtimi dhe inovacioni në kërkimin shkencor nga ana e Profesoreshës Venera, po kapërcejnë kufijtë dhe po bëhen pjesë e skenës ndërkombëtare.
Ajo ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit dhe ka ndjekur trajnime në institucione prestigjioze si Universiteti i Oksfordit, Harvardit, Izraeli dhe Perugia-s.
Ish-drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK (2018-2021), Dr. Berisha-Muharremi ka sjellë risitë më të fundit në trajtimin e sëmundjeve endokrine, përfshirë terapinë me laser për tiroiditin Hashimoto, duke e vendosur Kosovën mes pesë qendrave botërore që ofrojnë këtë trajtim.
Ajo ka një karrierë të pasur me botime shkencore dhe paraqitje në konferenca ndërkombëtare, duke përfaqësuar rregullisht Kosovën në fushën e endokrinologjisë, diabetit dhe obezitetit.
Përveç angazhimeve të saj profesionale, ajo është nënë e dy fëmijëve dhe njihet edhe si një udhëtare pasionante dhe entuziaste e modës.
















