Profesori Baliqi: Për të kuptuar situatën në veri, fillimisht, duhet kuptuar çka po synon Beogradi të arrijë me këtë

Profesori universitar, Bekim Baliqi, ka thënë se për të kuptuar situatën në veri të Kosovës dhe veprimet e serbëve atje, fillimisht duhet kuptuar çka po synon Beogradi të arrijë me këtë

Profesori universitar, Bekim Baliqi

Profesori Universitar, Bekim Baliqi, ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe veprimet e serbëve, të cilët u larguan nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Baliqi tha se për të kuptuar situatën në veri të Kosovës dhe veprimet e serbëve atje, fillimisht, duhet kuptuar çka po synon Beogradi të arrijë me këtë.

Ai shtoi se serbët me këto veprime po shtojnë presion te bashkësia ndërkombëtare, me kërcënim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të situatës.

Kjo, sipas tij, bëhet me qëllim që çështja e marrëveshje së përfolur, të zvarritet dhe të modifikohet në favor të tyre.

“Pikë së pari, ata me këto veprime po shtojnë presionin te bashkësia ndërkombëtare, me kërcënim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të situatës. Kjo me qëllim që çështja e marrëveshjes së përfolur të zvarritet më tej dhe eventualisht të modifikohet në favor të tyre. Edhe protestat edhe bojkoti e masat e paralajmëruara janë levë në pazarin që Serbia kërkon të e rritë para se të e ‘pranon’ çfarëdo marrëveshje. Prandaj, ne e pamë që reagimet e para nga Brukseli zyrtar ishin pikërisht që çështja e targave të shtyhet dhe që asociacioni të implementohet menjëherë”, ka thënë Baliqi.

Sipas tij, kjo do të ishte një fitore e padiskutueshme e tyre, sepse do të impononin agjendën dhe do të hapnin kornizës e marrëveshjes, duke e larguar njohjen reciproke përfundimisht nga përmbajtja dhe duke kushtëzuar krijimin e asociacionit, sipas modelit që ata po aspirojnë me pranim të saj”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe i gjithë spektri politik, duhet të bashkërendohet mes veti dhe në bashkëpunim me aleatët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe gjithë spektri politik duhet të bashkërendohet mes veti dhe në bashkëpunim të afërt me aleatët tonë, të mos bjerë pre e çfarëdo provokimi apo veprimi të pamatur. Çfarëdo kërkesë e paarsyeshme me argumentim të duhur të kundërshtohet ashpër. Ndërsa nuk duhet gjithashtu lejuar që kërkesat e Borellit apo kujtdo qoftë që shkelin interesat afatgjate nacionale e kushtetutshmërinë e vendit, të merren parasysh”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Baliqi tha se në këto situata nuk ka pozitë e opozite as hero e tradhtarë, por maturi politike e shkathtësi diplomatike e strategjike.

“Në këtë betejë nuk ka pozitë e opozitë, as hero e tradhtarë, por maturi politike e shkathtësi diplomatike e strategjike. Me miq e mençuri, ia kemi dalë deri sot, do t’ia dalim edhe nesër”, ka thënë Baliqi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika