Profesori, Bekim Bejta jep dorëheqje nga Universiteti i Prishtinës

Profesori i Fakultetit Filologjik, Bekim Bejta, ka lënë punën në Universitetin e Prishtinës, pasi u suspendua në prill me vendim të Senatit të UP-së

Profesori, Bekim Bejta, ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Në një letër të siguruar nga KALLXO.com, Bejta ka shkruar se ai po e braktis UP-në.

“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë. Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”- thuhet në letrën e Bejtës drejtuar Senatit të UP-së.

Në fund të muajit mars të këtij viti, në media është publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.

Bejta ishte suspenduar nga puna në prill me vendim të Senatit të UP-së të cilët kishin vendosur njëzëri.

Suspendohet profesori Bekim Bejta

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika