Profesori i historisë Mentor Hasani: Politika dhe Kisha serbe e shndërruan Betejën e Kosovës në mit kombëtar

Me rastin e 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori i historisë Mentor Hasani, së bashku me studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një aktivitet para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku prezantuan ilustrimin me titull “Një Betejë, shumë pikëpyetje”.

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synuan të sjellin në vëmendje faktet dhe burimet historike që lidhen me Betejën e Kosovës, duke argumentuar se ngjarja është interpretuar dhe instrumentalizuar ndër vite nga historiografia, Kisha dhe politika serbe.

Profesori Mentor Hasani tha se qëllimi i aktivitetit është që Beteja e Kosovës të trajtohet mbi bazën e burimeve historike dhe jo të interpretimeve politike.

Sipas tij, politika dhe Kisha serbe e kanë shndërruar këtë betejë në një mit kombëtar, duke i dhënë asaj një dimension ideologjik që, sipas tij, nuk përputhet gjithmonë me faktet historike.

Hasani rikujtoi se Beteja e Kosovës u zhvillua në qershor të vitit 1389, ndërmjet Perandorisë Osmane dhe një aleance të gjerë të popujve ballkanikë, ku morën pjesë arbër, serbë, hungarezë, boshnjakë, çekë, bullgarë, vllehë dhe të tjerë.

Ai theksoi se pas kësaj beteje filloi procesi i zgjerimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të Perandorisë Osmane në Ballkan, ndërsa nënvizoi rëndësinë që kjo ngjarje historike të studiohet dhe të interpretohet mbi bazën e dokumenteve dhe burimeve shkencore, e jo të narrativave politike që janë ndërtuar gjatë shekujve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika