Profesori i Sociologjisë merr pozitën e drejtorit të Inspeksionit në Podujevë

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar profesorin e sociologjisë si drejtor të ri të Inspeksionit, në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Inspeksionit, Alban Zeka

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditën e hënë ka emëruar drejtorin e ri të Inspeksionit.

Bëhet fjalë për profesorin e sociologjisë, Alban Zeka, i cili tash e sa vite e ushtron këtë detyrë në gjimnazin e Podujevës “Alexander Xhuvani”.

“Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.

Kjo drejtori tashmë po bëhet me drejtorin e saj të pestë me radhë.

Me këtë drejtori kanë udhëhequr Ajet Potera, Bedri Maçastena, dhe Besnik Mulliqi, ku të tre janë shkarkuar nga kryetari Bulliqi. Kurse, Florentina Osmani, paraardhësja e Alban Zekës, është liruar nga detyra tash e disa muaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika