Profesori Mustafa: Ka brengosje të gjerë në shoqëri, është koha për aktivizim kundër krizës institucionale

Profesori Muhamet Mustafa, në një intervistë në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur rreth iniciativës së një grupi intelektualësh lidhur me situatën politike dhe kërkesës për themelimin e institucioneve.

Ai ka thënë se shpresojnë që iniciativa e tyre të përfillet.

“Kërkesa ka lindur duke u nisur nga situata e pavolitshme në shoqëri, të cilën ne, si një grup njerëzish dhe në bazë të bisedës që kemi pasur unë dhe Lulzim Peci, si dy think-tank më të vjetër në Kosovë”.

”Unë për ekonomi, ai për çështje politike dhe të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, kemi parë se ekziston një brengosje e shtrirë mjaft gjerë në shoqëri… por që ekziston një hezitim, një apati për t’u aktivizuar e për ta shprehur këtë brengë. Dhe pastaj ne menduam që është koha që të aktivizohemi, të kemi një aktivizim më të gjerë shoqëror për të shprehur shqetësimin rreth vazhdimit të krizës institucionale”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika