Profesori nga Australia do të operojë 29 fëmijë nga Kosova

Profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, bashkë me ekipin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale

Profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të qëndrojë profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekipin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, thuhet se operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

“Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa mjekët vendas do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesori i njohur”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

Ndryshe, më një shkurt të vitit 2022, presidenti i “Rotary International”, Shekhar Mehta, kishte bërë të ditur se 100 fëmijë nga Kosova me sëmundje të zemrës do të kenë mundësi të operohen, kësaj radhe në Indi.

Presidenti i “Rotary International”, Shekhar Mehta.

“Sot kisha kënaqësinë të ofroj në vendin tuaj, autoriteteve tuaja, një dhuratë nga ‘Rotary International’. Do të bëjmë operime të zemrës për 100 fëmijë nga Kosova, në Indi nëse është e mundshme, apo në ndonjë vend tjetër pa pagesë”, kishte deklaruar Mehta në një konferencë për media.

Pos kësaj, ai kishte thënë se kanë ofruar gatishmëri edhe për ndërtimin e spitaleve për trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore.

Delagacioni i kësaj organizate ishte pritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika