Profesori nga Londra: Në Britani të Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës

Profesori nga Londra, Andi Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët politike në Britani janë pro Kosovës

“Shteti i Kosovës duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, sepse janë promovuesit më të mëdhenj të Kosovës dhe të shqiptarëve”.

Kështu ka deklaruar profesori nga Londra, Andi Hoxhaj, i cili ka thënë se në Britani të Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës, ndryshe nga disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.

“Fokus i Britanisë së Madhe është se influenca ruse është shumë e madhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe ka një shqetësim të jashtëzakonshme në Britani në rastin si të Kosovës dhe të Bosnjës mos të ketë përplasje të tjera. Kryesisht, kjo është në kontekstin e luftës së Ukrainës. Ana tjetër është, ne kemi parë këtë vit shumë vende perëndimore që do të kenë zgjedhje dhe, natyrisht, kur është një vit si i këtij, ka shumë problematika të brendshme që duhet trajtuar dhe në këtë kontekst Kosova dhe Bosnja mund të mos shikohen nga palët siç janë shumë faktorë të ndryshëm që janë të interesuar për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë rast, çfarë ka ndryshe me Britaninë e Madhe, sa i përket Kosovës në Britaninë e Madhe ka një qasje pro Kosovës nga të gjitha palët. Sepse nëse marrim nëse diçka nga vendet e ndryshme të BE-së, mund të kemi raste që Qeveria është pro ose opozita kundër. Por në Britaninë e Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës dhe për atë është ky angazhim i tillë për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Kështu deklaroi profesori Hoxhaj teksa komentoi miratimin nga Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik të mocionit për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns.

“Ana tjetër është se Vuçiq është bërë shumë herë më radikal, sidomos çfarë ndodhi pas zgjedhjeve në nëntor, ku ne pamë që ishin tepër problematike. Dhe Britania është e shqetësuar edhe për këtë pjesë dhe do të shikojë si do të mund të balancojë të dyja fuqitë….Kosova të bashkojë më shumë më Britaninë, pasi janë promovues shumë të mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarëve”, ka thënë Hoxhaj ndër të tjera.

Në mocion kërkohet që Britania e Madhe të mbështesë integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin terrorist të 24 shatorit ndaj Policisë së Kosovës.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në këtë mocion.

Gjithashtu, kërkohet që të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan dhe të mbështetet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste proruse dhe proserbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në mocion.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika