Profesori Vezir Rexhepi ka thënë se informatat sa i përket tregut të energjisë dhe kontratave janë shumë të rëndësishme dhe se ato duhet me patjetër të jenë transparente.

Ai në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ende nuk ka një stabilitet energjetik.
“Dihet se prodhimin maksimal e kemi prej termocentraleve që e përbëjnë mbi 80% të prodhimit total. Edhe ato kanë problemet e veta, kanë problem në remonte, në mirëmbajtje sepse e kanë kaluar kufirin e optimizimit ose optimalitetit të tyre të prodhimit, kështu që rënia e tyre dhe mos puna e tyre në faza të ndryshme gjatë muajve të verës dhe dimrit është e pritshme”, ka thënë ai.

Rexhepi ka folur edhe për çmimin e rritjes së energjisë elektrike duke kujtuar se deri para rritjes kemi qenë me çmimin më të lirë në rajon.
“Kemi qenë deri para rritjes më të ulëtit për një përqindje shumë të vogël… ka qenë dashtë ndoshta të bëhet një modifikim i këtyre tarifave ose ndonjë subvencionim akoma dhe mos të shkohet pra me një rritje kaq të madhe, 16% i përfshin të gjithë sektorët dhe faktikisht i përfshin edhe sektorët social edhe biznesor…”, ka thënë ai.