Profesori serb: Vuçiqi nuk mund ta “zhvendosë” Ibrin, do të duhej të rrënoheshin kodra e male

Profesori në pension i hidroteknikës dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Despotoviq i ka cilësuar deklaratat e Vuçiqit si të parealizueshme dhe ka thënë se ndryshimi i rrjedhës së lumit nuk mund të bëhet për një kohë të shkurtër.

“Është somnambulizëm, nuk ka lidhje me asgjë për dy arsye. Së pari, është e pamundur të realizohet për një kohë të shkurtër, pa rrënuar kodra dhe male. Së dyti, kjo thjesht nuk mund të bëhet, këtë duhet ta miratojë Evropa”, ka deklaruar Despotoviq për FoNet, transmeton N1.

Sipas tij, për një projekt të tillë do të nevojiteshin studime dhe projekte shumëvjeçare, si dhe miratime nga institucionet përkatëse ndërkombëtare, përfshirë Komisionin e Danubit me seli në Vjenë.

“Epo, nuk është kjo një gropë septike pas shtëpisë. Kjo është vërtet e papranueshme. Ekzistojnë marrëveshje evropiane që i kemi për burimet ujore në Serbi dhe që lidhen me të gjitha vendet fqinje. Ne as me Drinin nuk mund të bëjmë asgjë vetë”, ka thënë ai.

Despotoviq ka theksuar gjithashtu se Ibëri është lumë ndërkombëtar, pasi buron në territorin e Malit të Zi.

“Ekziston direktiva evropiane për ujërat. Ibëri tani është lumë ndërkombëtar. Tani ai dëshiron të thotë se Ibëri është lumi ynë dhe se mund të bëjmë çfarë të duam. Kjo nuk ka lidhje me realitetin. Duhet të pajtohen edhe malazezët”, ka deklaruar Despotoviq.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e saj, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e cilësoi si trajtim të serbëve nga autoritetet në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika