Muret që shihni tashmë do të duhej të ishin të përfunduara e brenda këtij objekti të trajtoheshin pacient.

Por para gati katër vitesh operatori ekonomik i cili ishte kontraktuar për kryerjen e punëve pati kushtëzuar ndërtimin e spitalit me një shumë prej mbi 5,000,000 Euro, gjë e cila e tejkalonte kufirin ligjor prej 10% të tejkalimit të kontratës, kjo ishte arsyeja që punët mos të vazhdohen dhe Ministria e Shëndetësisë kishte paraqitur kallëzim penal kundër këtij operatori.

Që nga ajo kohë rreth këtij projekti ka ndodhur vetëm një gjë.

Mirëpo MSH pavarësisht që kishin pranuar raportin, aty nuk ishte bashkangjitur edhe pikat e tjera të marrëveshjes për çka për kishin konsideruar të papranueshëm këtë raport.

“Bazuar në këtë Marrëveshje, konkretisht Fakulteti i Ndërtimtarisë, nga UP është dashur të bëjë Kolaudimin e punëve të realizuara në projektin e MSH-së, Ndërtimi i Spitalit Regjional në Ferizaj”. Ky raport është dorëzuar në MSh, por Divizioni i Infrastrukturës në MSh nuk e ka konsideruar të pranueshëm këtë raport. Arsyeja ka qenë se në raport nuk janë përfshirë të gjitha pikat e Marrëveshjes”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe nga MSH, për Komunën e Ferizajt, raporti i punës së studentëve të Ndërtimtarisë ishte i pranueshëm.

“ Raporti që e ka bërë Fakulteti i Ndërtimtarisë është që projekti mund të vazhdohet ndërtimi I projektit, sipas informative që I kemi Ministria e Shëndetësisë vazhdimin e  punimeve nuk do ta filloj deri në pjesën e dytë të vitit 2024”, thotë Lulzim Aliu- Nënkryetar i komunës së Ferizajt.

Informata për këtë proces, nuk kanë mundur të marrin as organizatat që monitorojnë projektet komunale.

“Asnjëherë nuk kemi marr as një përgjigje nga institucionet përkatëse, kjo është shqetësuese për banorët e Ferizajt, ne e dimë vetëm që Ministria ka filluar një ekspertizë të ndërtimit por nuk ka një opinion publikë”, thotë Kenan Gashi- “Avonet”.

Ndërkohë , të revoltuar me mospërfundimin e punëve janë banorët e Ferizajt.

 “ Ky spital nuk përfundon kurrë më ketë qeveri, kemi shumë nevojë mu përfundu ai spital”, thotë Ali Mustafa-Banor i Ferizajit.

“ Ai spital u dashtë mu ba ma afer, kemi nevoj shumë mu përfundu ndertimi i tij, Ferizaj është i rrethum me fshatra shumë”, thotë Ahmet Avershiku- Banor i Ferizajit.

Projekti i ndërtimit të spitalit të Ferizajt ishte paraparë që të përfundonte së ndërtuari në vitin 2021, por që shkaku i këtyre problemeve Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen për televizionit ka bërë të ditur se projekti pritet të përfundoje gjatë vitit  2026 derisa shkaku  i ngritjes së  çmimeve,  kostoja financiare për këtë projekt parashihet të jetë 18,866,000.00 €.