Projekti për lajmërim, Ministria e Financave viziton 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë ka vizituar 1100 pensionistë në shtëpi, duke siguruar kështu që ata të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension pa nevojë për paraqitje fizike në zyrat e pensioneve

Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se kanë vizituar mbi 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Kosovës.

Kjo vizitë në shtëpi, sipas njoftimit të Ministrisë, ka për qëllim sigurimin e aksesit më të lehtë dhe të përmirësuar për pensionistët që për shkak të moshës 80-vjeçare e sipër, apo shkaqeve shëndetësore, nuk mund të paraqiten fizikisht në Zyrat e Pensioneve.

Pra, iniciativa synon që pensionistët të kenë mundësinë për të vazhduar të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension, edhe në rrethana kur nuk janë në gjendje të lëvizin për të shkuar në zyrat përkatëse.

Për të kërkuar lajmërimin në shtëpi, pensionistët apo familjarët e tyre mund të paraqesin kërkesën në zyrat e Departamentit të Pensioneve ose nëpërmjet adresës elektronike të rajonit të tyre.

Adresat e emailit për çdo rajon janë si vijon:

Kërkesa duhet të përmbajë informacionin e nevojshëm për identifikimin e pensionistit dhe përfshin emrin dhe mbiemrin, numrin personal, numrin e telefonit të pensionistit (nëse ka), numrin e telefonit të një personi të afërt të pensionistit dhe adresën e banimit.

Pas aplikimit, pensionistët ose aplikuesit do të konfirmohen se kërkesa është pranuar.

Pas verifikimit të të dhënave, pensionistët do të njoftohen 24 orë më parë, përfshirë ditët e vikendit, për realizimin e vizitës nga ekipet mobile. Kjo masë synon të sigurojë që çdo pensionist të ketë mundësinë për të marrë pensionin e tyre pa shqetësime dhe pengesa.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika