Projektligji i ri për KPM-në, ngrihen shqetësime për ndërhyrje

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media raportuan për herë të tretë. Kryetari Valon Ramadani ka bërë të ditur se mbledhja e ardhshme do të caktohet pas përkthimit të materialeve

Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), të premten kanë raportuar për herë të tretë para Komisionit parlamentar për Media lidhur me vendimet e tyre mbi kthimin e kanaleve të “Arena Sport” në platformat kabllore dhe licencimin e Art Motion.

Gjatë diskutimit, anëtarët e KPM-së janë përballur me pyetje të deputetëve të Qeverisë për vendimet e tyre, ndërkohë që shqetësime për ndërhyrje në pavarësinë e KPM-së janë ngritur përsëri.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar reagimet e Bashkimit Evropian dhe Forumit për Integritet në lidhje me Projektligjin për KPM-në.

Ai ka shtuar se, megjithëse demokracia është një proces i vazhdueshëm i ballafaqimit, duhet të ruhet për mos shkelur vijat e kuqe.

Tahiri ka theksuar se ata si deputetë nuk duhet të rrezikojnë pavarësinë institucionale të KPM-së.

“Ne kërkojmë llogari prej këtyre anëtarëve, mirëpo kufiri deri ku ne mund të shkojmë është deri aty ku është përgjegjësi e jona, e më pas është përgjegjësia e tyre. Unë kam disa brenga, po bëhet një diskutim që u bën dëm institucioneve të pavarura. Nëse marrim reagimin BE-së, ata shprehin brengën serioze për ndikimin tonë të një institucion i pavarur. Forumi për Integritet po ashtu ka reaguar për ndikimin në pavarësinë e Këshillit të Pavarur të Mediave”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani, ka deklaruar se ata po respektojnë rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për KPM, duke mohuar cenimin e pavarësisë së KPM-së.

“Unë si kryetar i Komisionit, unë jam i bindur që jemi në respektim të Rregullores së Kuvendit por edhe të Ligjit të KPM-së. Ne jemi në rregull dhe nuk jemi duke e cenuar pavarësinë e KPM-së”, ka thënë Ramadani.

Lexo edhe: VV-ja kërkon shkarkimin e Bordit të KPM-së për “rrezikim të sigurisë nacionale me kanalet serbe”

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, i cili nuk është anëtar i këtij Komisioni, ka theksuar se operatori që është licencuar nuk e njeh Kosovën si shtet por e njeh si pjesë të Serbisë.

“Nuk është kjo çështje patriotizmi, është kundërligjore”, ka shtuar Muja.

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku vazhduan raportimin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Mbledhja është shtyrë për një datë tjetër në mungesë të dokumenteve në shqip.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika