Projektligji i ri për PSRK, synohet bashkëpunim i ngushtë me Policinë

Një projektligj të ri ka nisur Ministria e Drejtësisë me qëllim të lehtësimit edhe më shumë të punë së Prokurorisë Speciale. Brenda këtij drafti është paraparë edhe një nen që parasheh bashkëpunim të ngushtë me një njësi të vecantë të polcisë. Nga Ministria e Drejtësisë, nuk e kanë bërë të qartë se a është fjala për rikthimin e Task Forcës Antikorrupsion, që ishte shuar në vitin 2020

Ministria e Drejtësisë në Kosovë

Një projektligj per Prokurorinë Speciale ka nisur si iniciative e Ministrisë së Drejtesisë.

Mes 17 neneve aty  është  edhe një  që parasheh bashkpunim të ngushtë mes Prokurisë Sepciale dhe e Policisë së vendit.

Një gjë e tillë është paraparë në nenin 13 të këtij draft ligji.

“Prokuroria Speciale, për qëllim të ndërmarrjes se veprimeve hetimore për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, do të ndihmohet nga Njësia e veçantë e hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës”, thuhet në draft ligjin për PSRK.

Për këtë cështje RTV Dukagjini ka biseduar edhe me zyrtarët e lart të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, shefi i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, nuk e thotë specifikisht se a bëhet fjalë për rikthimin e Task Forcës Antikorrupsion, që ishte shuar në vitin 2020 nga qeveria Hoti.

Genc Nimoni, Shef i Kabinetit të Ministrisë se Drejtësisë.

“Ajo çka jemi duke bërë aktualisht është se jemi duke e konsideruar nevojën e një mekanizmi që do të forconte prokurorinë speciale dhe të kishte kompetenca hetuese, në veçanti që do të hetoonte korrupsionin e nivelit të lartë që është në linjë me kushtetunën e Kosovës e që nuk I futet në KOmpetenca Policisë. Aktualisht jemi në fazë të bisedimeve  dhe shumë shpejt pritet të përfundojë”, ka thënë Genc Nimoni, Shef i Kabinetit të Ministrisë se Drejtësisë.

Nimon ka thënë se gjithë kjo ndërrmarje për hartimin e këtij projektligji, është bërë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

 “Një pjesë e grupit punus aktualisht janë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, përbev Bashkimit Evropian është edhe Ambasada Amerikane.  Faktori Ndërkombëtar mbështet në mekanizëm që është në përputhje me rregullativën ligjore”, ka shtuar Nimoni, për RTV Dukagjinin.

Ndërkohë, si pozitive po e cilësojnë në Insitituin e Kosovës për Drejtësi (IKD), secilën nsimë që forcon organet shtetërore për luftim të krimit dhe korrupsionit.

Leotrim Gashi

“Normalisht që cfardo që synohet të krijohet edhe aktualisht duhet të beëhet edhe me qëllim të mekanizmave që e ndihmojnë Kosovën nëë luftimin e korrupsionit, dhe kriit të organizuar, Porn ë cdo rast duhet ti ikim aspektit të ndikimit eventual politik”, ka thënë Leotrim Gashi, përfaqësues nga IKD.

Ky dokument është në fazën e konsultimit publik, dhe se të gjitha palët e interesit kanë të drejtë që të dhënë komentet e tyre.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika