Është hera e tretë që Kuvendi i Kosovës, nuk arrin ta miratoj Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kjo pikë është hedhur dy herë në votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, por që në asnjërën nuk morri votat e mjaftueshme. Kundër këtij projektligjit, kanë dalë disa deputetë të partisë në pushtet, me arsyetimin se miratimi i tij e cenon familjen.

Ky projektligj parasheh që shërbimet e ripordhimit IVF të aplikohen edhe në sektorin publik, pasiqë që deri tani është i qasshëm vetëm në ordinanca private në Kosovë dhe ato jashtë shtetit.