Prokurorët paralajmërojnë se do të ndjekin penalisht qeverinë pas vendimit për uljen e pagave

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kanë paralajmëruar se do ta kontestojnë vendimin e Qeverisë për përgjysmim të pagave të prokurorëve përmes rrugëve ligjore dhe se do të shqyrtojnë edhe shkeljet e mundshme të dispozitave të Kodit Penal nga ana e qeverisë

ilustrimi





Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.

Po ashtu kjo shoqatë ka njoftuar se përkrah vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të marrë të mërkurën në takimin e jashtëzakonshëm për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm me shërbime esenciale, për pezullimin e të gjitha formave të bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe për veprimet tjera të që parasheh vendimi i KPK-së.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, thuhet se do të shqyrtohen edhe shkeljet e mundshme të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për hapat lidhur me këtë çështje opinioni do të njoftohet me kohë.

Ndryshe, të mërkurën e 23 nëntorit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 109-të ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.



Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj...

FIFA ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë. Kështu ka bërë të ditur shtëpia botërore e futbollit, të hënën e pesë dhjetorit,...

Të fundit nga rubrika