Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së pasi e quajti kriminel lufte kreun e grupit të mercenarëve rusë, Wagner, ka thënë se ka prova të mjaftueshme për këtë, dhe, sipas tij, ai grup është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, duke përfshirë sjelljen e të burgosurve nga kampet e burgjeve ruse

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland.

Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner – të cilët po luftojnë në Ukrainë – është një kriminel lufte.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka shtuar gjatë një seance të Senatit amerikan se Departamenti i Drejtësisë po i ndihmon Ukrainës t’i hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.

“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim, është kriminel lufte”, ka thënë ai para Senatit.

“Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them unë, si gjyqtar pa poseduar të gjitha provat, por mendoj se në këtë pikë ne kemi më shumë prova të mjaftueshme që unë të ndihem kështu. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kapet e burgjeve ruse, thjesht është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”, ka thënë tutje ai, raporton REL.

Ndërsa, prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka deklaruar se Kievi po heton Prigozhinin për krime të luftës, dhe Garland tha se Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë Ukrainën në këto hetime.

Prigozhin është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe, edhe pse Wagner operon kryesisht ndaras nga ushtria ruse, ky grup mercenarësh ka pasur një rol kyç në sulmin ndaj Ukrainës.

Në janar, SHBA-ja zyrtarisht e shpalli Wagner-in organizatë kriminale transnacionale, duke e vendosur në listën e njëjtë me grupet e mafive italiane dhe me grupet e krimit të organizuar të Japonisë dhe Rusisë.

Ky vendim lejon që shteti të vendosë sanksione më të gjera në nivel global, përfshirë edhe ndaj operacioneve mercenare dhe biznesore në Afrikë.

Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, që ta shpallë Wagner-in grup terrorist.

Prigozhin është paditur nga Departamenti i Drejtësisë më 2018, për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika