Prokurori i Shtetit del me njoftim për ditën e zgjedhjeve
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se deri në përfundim të procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, janë ndaluar tre persona të dyshuar për vepra penale kundër të drejtave të votimit. Sipas komunikatës zyrtare, gjatë ditës rreth 80 prokurorë dhe pjesëtarë të sistemit prokurorial kanë qenë të angazhuar në terren për të […]
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se deri në përfundim të procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, janë ndaluar tre persona të dyshuar për vepra penale kundër të drejtave të votimit.
Sipas komunikatës zyrtare, gjatë ditës rreth 80 prokurorë dhe pjesëtarë të sistemit prokurorial kanë qenë të angazhuar në terren për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për të reaguar ndaj çdo parregullsie eventuale.
“Rreth 80 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar dhe ende janë duke punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.















