Prokurori i Shtetit i pranoi mbi 52 mijë raste në vitin 2023, i përfundoi mbi 41 mijë

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se ky institucion i drejtësisë ka pranuar 52 mijë e 93 raste

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se viti 2023 ishte me sfida. Ai bëri me dije se ky institucion i drejtësisë ka pranuar 52 mijë e 93 raste, ndërsa janë përfunduar 41 mijë e 973.

Në konferencën vjetore të organizuar nga Prokurori i Shtetit, Kelmendi ka thënë se gjatë kësaj kohe në nivelin e korrupsionit kanë përfunduar 920 raste.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit. Andaj këto suksese janë argumenti më i mirë se edhe zyrtarët që vazhdimisht që kritikojnë punën e Prokurorit të Shtetit, i pranojnë rezultatet dhe sukseset e punës tonë”, u shpreh Krasniqi, shkruan EO.

“Ne duhet të jemi më proaktiv sa i përket rasteve të korrupsionit, sidomos të korrupsionit të nivelit të lartë, sepse për shoqërinë janë shumë të mëdha. Korrupsioni pamundëson integrimin euroatlantik të Kosovës, dobëson besimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe dëmton gjithë sektorin e jetës, përfshirë edhe investimet e huaja”, ka deklaruar Kelmendi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika