Prokurori Morina – Kurtit: Ne po bëjmë maksimumin, s’duhet të minimizohet puna jonë

"Nuk e di pse duhet të minimizohet puna dhe mundi që po bëhet në këtë departament me një koment që nuk është në të mirë të institucioneve e publikut", ka deklaruar Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte 

“Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”.

Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tij se “duhet të kemi më shumë prokurorë dhe më të mirë” dhe se ka pasivitet nga ana e tyre.

Morina në emisionin “FIVE” ka thënë se nuk duhet të minimizohet puna që po bëhet në departamentin për krime lufte dhe se komentet e tilla nuk janë të mira për publikun dhe institucionet.

“Nuk e di pse duhet të minimizohet puna dhe mundi që po bëhet në këtë departament me një koment që nuk është në të mirë të institucioneve e publikut”, ka deklaruar Morina.

Sipas tij, nëse nuk janë adresuar çështjet 20 vjet më parë dhe tani të hidhet gjithë barra në këtë departament nuk është fer.

Morina: Do të ngrihet një aktakuzë e re për krime lufte

Morina ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar PSRK-ja ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave për krime lufte.

“Prokuroria Speciale vetëm gjatë vitit 2023 ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave”, ka theksuar Morina.

Ndërkaq, Morina ka njoftuar se për dhunë seksuale nga viti 2019 ka 77 raste, prej tyre për gjashtë raste janë ngritur aktakuza, 21 raste janë pushuar hetimet dhe 50 raste janë ende në punë.

Ai thotë se do të ngrihet një aktakuzë e re për krime lufte për një rast “Dhunimi” dhe se për këtë publiku do të njoftohet me kohë sapo të jetë e gatshme.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika