Prokurori në vendin e ngjarjes, nisin hetimet për sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet për sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, që ndodhi këtë të enjte.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, deklaroi për Dukagjinin se prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjës bashkë me Policinë.

“Prokurori kujdestar është në vendin e ngjajres bashkë me policinë dhe drejtorinë e krimavë të rënda. Prokuroria është në vendin e ngjarjes teksa dy persona janë duke u trajtuar në spital”, tha Preteni për Dukagjinin.

Kujtojmë se Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga shoqëruesit e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lëvizja Vetëvendosje bëri publike pamjet ku Mehani shihej i gjakosur dhe i njëjti aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Sulmi ndaj Hysni Mehanit, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë jep detaje

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika