Prokuroria autorizon IPK-në të hetojë veprimet e policisë gjatë protestës së djeshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës që të ndërmarrin veprime paraprake për trajtimin e rasteve që lidhen me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur mbrëmë, më 5 tetor, në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i autorizimit është grumbullimi i informatave dhe provave relevante lidhur me tejkalimin eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës për shpërndarjen e protestuesve, njofton Dukagjini.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me IPK-në, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të ndriçimit të secilit rast ku dyshohet të jetë përdorur forcë përtej nevojës dhe autorizimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e krijuara gjatë protestës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika