Prokuroria demanton lajmin se është rihapur grupi “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka demantuar lajmin që ka qarkulluar në disa media se është rihapur grupi "Albkings", duke siguruar se nëse ka tendencë të hapjes së këtij grupi në koordinim me policinë do t’i ndërmarrin masat e nevojshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka demantuar lajmin se është rihapur grupi “Albkings”.

Prokuroria u ka bërë thirrje mediave që të kenë “parasysh vërtetësinë e lajmit” para publikimit.

“Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka siguruar se janë në monitorim të kësaj çështjeje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do t’i ndërmarrë masat e nevojshme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka njoftuar dje se janë arrestuar gjithsej shtatë persona deri më tani për rastin “Albkings”.

Ai ka thënë se bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet për të zbuluar personat e përfshirë në këtë rast dhe më pas edhe janë arrestuar.

Lexo më shumë: Rasti “Albkings”, shtatë persona të arrestuar deri më tani

Gashi ka thënë se ky rast ka qenë delikat teksa shtoi se ende janë në fazën e hetimeve.

“Kjo konferencë është organizuar që të informojmë opinionin lidhur me rastin Albkings. Ju njoftojmë se kemi arritur me sukses të gjurmojmë, zbulojmë dhe të arrestojmë të gjithë kryerësit e veprës penale të vjedhjes së identitetit. Andaj, falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur që këtë rast delikat t’i arrestojmë brenda një afati të shkurtër kohor”, ka njoftuar ai.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur mbylljen e këtij grupi.

Lexo më shumë: Haxhiu mirëpret mbylljen e grupit “Albkings”: Për viktimat do të mbetet traumë jetësore

Haxhiu ka thënë se rasti “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për viktimat do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”. “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika