Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë intensifikuar bashkëpunimin për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të votës.
Në një takim të përbashkët, është bërë e ditur se janë caktuar ekipe kujdestare nga prokurorët dhe zyrtarët policorë për të trajtuar çdo parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit, institucionet kanë pranuar informacione se disa votues nga diaspora kanë fotografuar ose incizuar votën e tyre dhe e kanë publikuar në rrjete sociale.
Për këtë rast, janë identifikuar disa persona dhe ka nisur verifikimi i postimeve.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë paralajmëruar se çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e bëjnë publike votën e tyre.