Prokuroria dhe Policia në Ferizaj kanë konfirmuar për Dukagjinin se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë denoncim lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për manipulime zgjedhore në Shtime, përfshirë fenomenin e ashtuquajtur “treni bullgar”.

Dega e LDK-së në Shtime ka ngritur shqetësime mbi procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke pretenduar për ndërhyrje të jashtme dhe fletëvotime të pavulosura, të cilat sipas tyre, dëmtojnë besimin e qytetarëve në zgjedhje.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, autoritetet në Ferizaj theksojnë se deri tani nuk ka pasur ndonjë ankesë apo kallëzim penal lidhur me këtë çështje.