Prokuroria e Malit të Zi hapë hetime ndaj Dritan Abazoviqit

Prokuroria e Malit të Zi i ka hapur hetimet ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë

Dritan Abazoviq dhe patriarku i PSC-së Porfirije.

Prokuroria Themelore e Malit të Zi, ka hapur rast për hetimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq po ashtu për disa zyrtarë policorë, për  shefin e Kontrollit të Trafikut Ajror të Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe për punëtorin e kontrollin e fluturimeve në Podgoricë.

Hetimet për kryeministrin me prejardhje shqiptare vijnë për shkak të dyshimeve se ai bashkë me të lartpërmendurit kanë mundësuar që një numër i madh i shtetase të huaj të hyjnë brenda territorit të Malit të Zi pa autorizim.

Sipas mediumit malazez Pobjeba, këta persona dyshohet se kanë hyrë në Mal të Zi, me avionë shtetërorë të Serbisë pa dijeninë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.

Sipas informacioneve të këtij mediumi malazez Abazoviq bashkë me bashkëpunëtorët e tij kanë organizuar në mënyre sekrete ardhjen e Patriarkut të Kishës Ortodokse së Serbisë, Porfirije, në ditën e nënshkrimit të Kontratës Themeltare mes Kishës Ortodokse serbe dhe Malit të Zi.

Porifije dyshohet se ka ardhur pa u njoftuar të gjitha institucionet e shtetit.

Nënshkrimi me Kishën Ortodokse Serbe është bërë më tre gusht të këtij viti. Pas këtij nënshkrimi është paralajmëruar një mocion votëbesimi për ta shkarkuar Dritan Abazoviqin, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika