Pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” mbi rastin e pedofilit 70 vjeçar, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se do të ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
70 vjeçari me profesion mësues, ra pre e skuadrës së Piranjave të cilët filluan me dërgimin e një kërkese miqësie në Facebook. Pas pranimit të kërkesës, mësuesi ka filluar bisedat erotike dhe dërgimin e video-ve dhe fotove të organit gjenital të tij.
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” të datës 26.04.2022. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi”, ka deklaruar Prokuroria Themelore në Prizren.
Kjo skuadër ka organizuar një ekskurzion të rremë ku protagonistja e bisedave me mësuesin, njëkohësisht njëra nga gazetaret e emisionit, prezantohet me mësuesin i cili nuk ka hezituar ta ftojë në shtëpinë e tij.
Pasi “agjentja” kërkon të hyjë në një lokal për nevojat e saj, ndërsa Fazliu qëndronte jashtë nga lokali, gazetarja e “Piranjave” Aida Topalli prezantohet tetë herë zyrtarisht se ishte gazetarja e emisionit investigativ.
Atëherë, Fazliu ka ikur duke kërkuar fikjen e kamerave.