Prokuroria ia shmang dy vepra penale vrasësit të 21-vjeçares

Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun për 21 vjecaren Erona Cokli. Por, ndaj të njëjtit nuk janë përfshirë dy vepra tjera penale, ani se e ka plagosur vëllain e viktimës e kërcënuar me armë zjarri zyrtaren e Qendrës për Punë Sociale

I dyshuari per vrasjen e 21 vjeçares ne Ferizaj

Dy vepra të mundshme penale i ka anashkaluar Prokuroria Themelore e Ferizajt kur e paraburgosi, Valon Aliun, që vrau ish-gruan.

Pos dyshimeve për vrasje të rëndë, Prokuroria kërkoi paraburgim për të edhe për armëmbajtje pa leje por anashkaloi plagosjen e kërcënimin me armë që Aliu i kishte kryer.

Pos vrasjes së ish-partneres, ai kishte plagosur edhe vëllain e saj të mitur dhe gjithashtu me armë e kishte kërcënuar punëtoren e Qendrës për Punë Sociale.

Prokuroria në Ferizaj nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit për arsyet e mos përfshirjes edhe të dy veprave penale të mundshme, tentim vrasjes e kanosjes.

Lëshim të Prokurorisë po e quan këtë Arbër Jashari, avokat që thotë se kërkesat e paraburgimit bëhen në urgjencë, teksa pret nga Prokuroria ta përmirësojë këtë gjatë hetimeve.

“Kërkesa për paraburgim është urgjente dhe ketu mund ta ketë bërë një lëshim prokuroria, sepse duhej ne afat te dorezohej, por pres që kjo të ndryshojë gjatë hetimeve në faza tjera, të shtohen veprat tjera për shkak se ka material qoftë për vrasje në tentativë apo lëndim të rëndë trupor, dhe kanosje”, ka deklaruar Jashari.

Por, Neri Ferizi aktiviste për të drejtat e grave, konsideron se nuk mund të ndodhin lëshime të tilla duke e vlerësuar si skandaloze këtë situatën, e që sipas saj Prokuroria po i nxit vrasësit me këtë qasje.

“Gjykata dhe prokuroria duhet ti marrin krejt parasyshe dhe pastaj ajo e rendon landen dhe pastaj ajo duhet me marr nje vendim ne krejt rendesat qe i ka”, ka deklaruar Ferizi.

Televizioni Dukagjini që nga fillimi i kësaj ka pyetur Prokurorinë e Ferizajt pse nuk janë përfshirë këto dy vepra penale dhe a ka bazë për një gjë të tillë por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika