Prokuroria interviston zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati për përleshjet në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke hetuar përleshjet në Parlamentin e Kosovës, dhe tashmë ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, ndërsa pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë

Përleshja ndërmjet deputetëve në Kuvendin e Kosovës, 13 korrik 2023. Foto: AFP.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas përleshjes fizike në Parlamentin e Kosovës midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministrave të Qeverisë.

Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, duke cituar burime brenda prokurorisë, sipas tyre, hetimet janë ende në vijim dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka bërë të ditur në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për “sulm”.

Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka filluar hetime në lidhje me ngjarjen në Parlament dhe ka autorizuar Policinë të marrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, duke përfshirë edhe marrjen e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

Kujtojmë se përleshja mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit kishte nisur gjatë fjalës së kryeministrit Kurti.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, hodhi ujë në drejtim të tij, e pastaj në drejtim të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Në atë moment, në mbrojtje të të dyve doli ministri i Financave Hekuran Murati, të cilin Lushtaku pastaj e shtyu fizikisht me duar. Bislimi goditi me shishen e tij me ujë deputetin Lushtaku, i cili më pas pati përplasje fizike edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në të njëjtën kohë, deputeti Hajdar Beqa goditi ministrin Murati në fytyrë.

Grushte u shkëmbyen mes të dyja palëve.

Policia e Kosovës e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit, ndërhynë për t’i ndalur përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika