Prokuroria iraniane ashpërson gjuhën: Protestuesit që dëmtojnë pronën dhe minojnë sigurinë rrezikojnë dënimin me vdekje

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar masa ekstreme ndaj protestuesve, duke sinjalizuar se ata do të trajtohen si “armiq të Zotit”, apo mohareb – një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje.

Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, në një deklaratë të cituar nga mediat shtetërore, tha se kjo akuzë do të zbatohet ndaj “demonstruesve portdhe terroristëve” që, sipas tij, dëmtojnë pronën publike, minojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, si dhe ndaj të gjithë atyre që i mbështesin apo i ndihmojnë.

Movahedi Azad theksoi se prokurorët janë të obliguar të përgatisin proceset gjyqësore me shpejtësi dhe të mos tregojnë asnjë formë “butësie, mëshire apo tolerance” ndaj të akuzuarve.

Në të njëjtën linjë, edhe prokurori i Teheranit, Ali Salehi, deklaroi se protestuesit mund të përballen me akuzën e mohareb, duke rritur më tej shqetësimet për përshkallëzimin e represionit shtetëror ndaj protestave në vend.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika