Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve në Lipjan të cilët dyshohen se janë të përfshirë në një vrasje të rëndë të ndodhur më 5 gusht të vitit 2022.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas një pune intensive në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arritur të lokalizoj të pandehurin M.G, i cili ishte në kërkim nën dyshim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.
Sipas njoftimit, ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, si dhe i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi, njofton Dukagjini.
Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.
Arrestohen dy të dyshuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë