Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimit në Prizren, viktima ishte e mitur

Më herët të enjten, Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bëri të ditur se rasti kishte ndodhur në Prizren, në dhjetor të këtij viti, ndonëse data e caktuar dhe inicialet e të dyshuarit nuk janë bërë të ditura e krahas kësaj, as detaje rreth moshës së viktimës. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se viktima ishte e mitur dhe se i dyshuari, po mbahet në mbajtje për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren

Pas arrestimit të një mashkulli kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar një grua, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se viktima ishte e mitur.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh. Ndaj të njëjtit, pritet që Prokuroria të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, lidhur me rastin në fjalë, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Brenda afatit ligjor, prokuroria për të njëjtin do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, kanë thënë nga Prokuroria.

Krahas kësaj, nga Prokuroria kanë thënë se detaje të tjera nuk mund të jepen si shkak i konfidencialitetit dhe ndejshmërisë së rastit gjersa kanë treguar se vitikima ishte e mitur.

“Meqë viktima në këtë rast është e mitur, nuk mund t’ju japim detaje të tjera për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Më herët të enjten, Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bëri të ditur se rasti kishte ndodhur në Prizren, në dhjetor të këtij viti, ndonëse data e caktuar dhe incinialet e të dyshuarit nuk janë bërë të ditura e krahas kësaj, as detaje rreth moshës së viktimës.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika