Prokuroria jep detaje për sulmin fizik ndaj 4 shqiptarëve në Veri të Mitrovicës

Katër persona janë sulmuar në Veri të Mitrovicës, dy nga të cilët, kanë pësuar lëndime trupore dhe thyerje të hundës

Veriu i Mitrovicës





Katër persona janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin “Car Llazar”, në Mitrovicën e Veriut, të hënën e 28 nëntorit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga katër të sulmuarit kosovarë, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicën e Veriut, Valon Preteni, në një prononcim për Portali Dukagjini, ka thënë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Ai ka theksuar se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dëmtuari tjetër ka pësuar thyerje të hundës.

“Lidhur me rastin nga policia është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, i cili ka udhëzuar policinë që rasti të hetohet, dhe të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e këtij rasti, rasti është duke u hetuar nga policia në koordinim me PTH në Mitrovicë. Në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Preteni.

Po ashtu, Preteni ka potencuar se të dyshuarit që kanë sulmuar dhe u kanë shkaktuar lëndime viktimave, ende nuk janë identifikuar.

Në anën tjetër, Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se njëri nga viktimat është sulmuar në kokë me gurë.

“Dy persona janë sjellë nga ana e Policisë së veriut për lëndimet që i kanë pësuar nga rrahjes nga persona te komunitetit serb. Dy tjerët nuk kanë ardhur për trajtim. Ata tashmë nuk gjendën në spitalin e Mitrovicës së Jugut”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Luljeta Zhubi

Ndërkaq, Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin në fjalë.

“Katër viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika