Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të “Visa Metric”
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, për Dukagjinin e ka konfirmuar se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e “Visa Metric”. Ndërsa, shtetasi turk S.O. është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”. “Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, […]
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, për Dukagjinin e ka konfirmuar se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e “Visa Metric”.
Ndërsa, shtetasi turk S.O. është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale ‘Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj















