Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i cili dyshohet për "Dhunë në familje"

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar arrestimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj xhudistit kosovar.

Është bërë e ditur se xhudisti në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë më shumë detaje.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, ka thënë Nikçi.

 

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika