Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridonës

Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademaj, duke vlerësuar se të gjitha provat e administruara gjatë procesit gjyqësor e vërtetojnë fajësinë e tyre.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit Javorka Perlinqeviq theksoi se provat e mbledhura dëshmojnë përtej çdo dyshimi të bazuar se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.

Sipas Prokurorisë, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është evidentuar asnjë rrethanë lehtësuese në favor të të akuzuarve. Përkundrazi, është theksuar natyra e rëndë e krimit, mënyra e kryerjes së tij, si dhe sjellja e të akuzuarve pas ngjarjes, përfshirë përpjekjet për manipulim dhe shqetësim të opinionit publik.

“Të gjitha provat e mbledhura dhe të administruar e vërtetojnë dyshimin e bazuar të prokurorisë që të akuzuarit e kane kryer veprën penale përveç veprës penale nga paragrafi 5 te dispozitivit te aktakuzës e i cili paragraf ka të bëjë me të akuzuarin e tretë Kushtrim Kokalla për veprën penale moslajmërimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre nga neni 378 paragrafi 1 pika 1.1 dhe me nenin 34 të kodit penal prandaj prokuroria i propozoj në përputhje me nenin 364 të KPPRK të sjellë aktgjykim dënues të akuzuarit ti shpall fajtor për veprat penale me të cilat janë të akuzuar dhe ti dënoj sipas ligjit dhe gjatë përcaktimit të llojit dhe matjes të lartësisë së dënimit ti ketë parasysh edhe natyrën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale qëndrimin e të akuzuarve pas kryerjes së veprave penale përpjekjen për manipulim dhe shqetësim te publikut, do të pajtoheni se në këtë rast nuk kemi kurrfarë rrethana lehtësuese prandaj prokuroria propozon që të tre të akuzuarve tu shqiptoi dënimin maksimal të paraparë për veprën penale vrasje e rëndë gjegjësisht dënimin me burgim të përjetshëm” ka thënë prokuroria.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Prokuroria është tërhequr nga njëra pikë e aktakuzës që kishte të bënte me Kushtrim Kokalla, konkretisht për veprën penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Gjatë fjalës përfundimtare Prokuroria e cilësuar këtë krim si një nga më makabrit, të kryer me egërsi dhe dinakëri.

Sipas prokurores së rastit Javorka Perlinqeviq, vrasja e ndodhur më 29 nëntor 2023 është realizuar para syve të dy fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç.

Prokuroria theksoi se ky fakt e rëndon edhe më shumë natyrën e krimit dhe pasojat e tij psikologjike.

“… sqaruar një krim makabër, vrasjen e Liridona Muresli Ademaj të kryer me datë 29.11.2023 para djemve të saj të mitur të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale i kanë pasur 4 dhe 6 vjet. Nëse e keni dëgjuar mire po e cek vrasjen e Liridona Ademaj Murseli, edhe pse mediat gjatë raportimeve për këtë rast çdo herë raportojnë për të vrarën Liridona Ademaj. Por pyetemi se pse, pikërisht për shkak të egërsisë dhe mizorisë se treguar gjatë vrasjes së saj, si dhe për dinakërinë dhe qëndrimin pas vrasjes, të bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht xhelatit, të akuzuarit të parë Naim Murselit.

Kjo procedurë gjyqësore ka qene e ndare ne tri faza, faza e parë fjala hyrëse dhe dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria ka treguar se i kanë përsëritur deklaratat që i kanë dhënë në procedurë hetimore, edhe në këtë fjalë përfundimtare do të fokusohemi në fakte qe janë të paraqitura nga ana e dëshmitarëve në rrethanat dhe faktet te cilat janë cekur në shqyrtimin gjyqësor e jo në procedurën paraprake veçanërisht në deklaratën e vëllaut të Liridonës, Leonardit i cili pas vrasjes rregullisht i viziton fëmijët e te vrarës Liridona dhe Naim Murseli… gjatë një vizite të fëmijëve ne Suedi djali më i madh në prani të psikologut ka thënë “hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam” gjithashtu Leonardi ka dëshmuar që fëmijët qartë e kanë sqaruar çështjen dhe nuk dëshirojnë të komunikojnë me babin e tyre me të akuzuarin Naimin dhe qe i refuzojnë të gjitha thirrjet telefonike të cilat i ka mundësuar qendra për pune sociale në Suedi për kontaktin në mes Naimit dhe fëmijëve të tij…” ka thënë në fjalën përfundimtare prokuroria

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika